Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Indonezinë këtë javë.
Azia Juglindore po përballet me disa nga përmbytjet më të këqija që rajoni ka parë në vite, me miliona të prekur në Indonezi, Malajzi dhe Tajlandë.
Por nuk është vetëm Azia Juglindore që po përballet me mot ekstrem, në Sri Lanka, të paktën 56 persona kanë humbur jetën dhe 21 janë ende të zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan kaos në ishull këtë javë.
Sri Lanka po përgatitet për mot më të keq të premten, ndërsa cikloni Ditëah lëviz përgjatë bregdetit të saj lindor./ K.M
