Një studim i publikuar në Royal Society Open Science ka zbuluar se kërpudhat përdorin impulse elektrike për të komunikuar brenda rrjetit të tyre nëntokësor. Shkencëtarët identifikuan mbi 50 “fjali” të ndryshme elektrike që kërpudhat përdorin për të sinjalizuar rrezik, lagështi apo burime ushqyese.
Ky zbulim ka rritur interesin për botën sekrete të kërpudhave dhe ka hapur diskutime të reja mbi inteligjencën e natyrës dhe mënyrat e ndërveprimit të organizmave të thjeshtë./KM
