Autoritetet lokale kanë dhënë një urdhër për evakuimin urgjent të banorëve të njësisë administrative Novoselë në Bashkinë e Vlorës, si pasojë e përmbytjeve dhe rrezikut që u shkaktohet banorëve të kësaj zone.
Sipas një njoftimi zyrtar të Emergjencave civile, evakuimi po realizohet nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektit të Qarkut dhe strukturave lokale të emergjencave civile.
Prioritet gjatë evakuimit kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. Transporti po sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe Forcat e Armatosura./K.M
