Last Updated on 08/09/2026 by Monika
Një përplasje e papritur mes dy emrave të mëdhenj të modës italiane ka ndodhur gjatë Festivalit të Filmit në Venecia. Çdo gjë nisi kur Stefano Gabbana komentoi nën foton e dizajneres Elisabetta Franchi në tapetin e kuq me fjalët “Miss poliestri”, duke thumbuar materialin e fustanit të saj.
Replika e Franchi-t erdhi me stil e diplomaci:
“I dashur Stefano, nuk është hera e parë që dërgon mesazhe jo fort të këndshme ndaj meje. Vlerësimi im për kompaninë tënde mbetet i njëjtë, por po të jap një këshillë: lëre telefonin.”
Përplasje titanësh në Venecia: Stefano Gabbana quan Elisabetta
Megjithatë, Gabbana nuk u ndal me kaq ai e rikonfirmoi komentin e tij duke e shoqëruar me emoji me të qeshura, duke e ndezur edhe më shumë debatin online mes fansave të klasit të Franchi-t dhe ironisë pikante të Gabbana-s./mxh
