Last Updated on 06/01/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, ka bërë me dije se është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris.
Në videon e postuar nga kryeministri shqiptar, Rama është pritur me përqafime nga presidenti Macron.
“Paris – Mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, pasi do të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën./E.T
