Last Updated on 21/02/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Rruga Elbasan – Qafe Thanë, ka qenë nje nga rrugët me standardin më të lartë të sigurisë dhe cilësise, e ndërtuar rreth 25 vjet me parë nga një kompani maqedonase. Prej kaq kohësh as gropa në safalt nuk kishte, edhe pse zero mirëmbajtje deri tani!
Anomalitë e krijuara në këtë aks, këto muajt e fundit, duhen kërkuar tek kompania që po ndërton rrugën e re, Korridorin e 8. Ajo ka kryer masakrën më te madhe mjedisore mbi lumin Shkumbin. Nga Rrogozhina deri këtu ku po shembet kjo urë, rruga po ndertohet me zhavorr lumi. Shtratin e lumit e kanë masakruar, e kanë shkatërruar terësisht.Nuk ka e lene perrua pa gerryer per te marre inerte.
A duhet përdorur zhavorri i lumit me gurë të rrumbullaket e të lëmuar për shtratin e rrugës? Le ta japin inxhinieret përgjigjen për këtë.
Por shembjet e rrugës ekzistuese kanë ndodhur aty ku po ndërtohet traseja e re. Çdo dëmtim ka një faturë finaciare, të cilën nuk duhet ta paguajme ne.
