Last Updated on 17/10/2026 by Anisa
Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë nga autobotët, ndërsa janë përdorur edhe shpërqendrues.
Tensionet janë rritur gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar.
Protestuesit kanë përdorur molotovë, ndërsa efektivët kanë reaguar duke përdorur autobotët me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll./ad
