Në industrinë e filmit po ndodh një ndryshim i papritur: disa prej aktorëve më të rinj që po marrin rolet kryesore në Hollywood vijnë nga TikTok, jo nga akademitë tradicionale të aktrimit.
Me miliona ndjekës dhe aftësi natyrale në kamera, këta krijues përmbajtjeje po tërheqin vëmendjen e regjisorëve që kërkojnë fytyra të reja dhe të afërta me publikun e ri. Disa prej tyre tashmë kanë nënshkruar kontrata shumëvjeçare me studio të mëdha, duke tronditur industrinë klasike të aktorëve profesionistë.
Kritikët janë të ndarë. Disa e shohin këtë si shans për freskim të kinemasë, ndërsa të tjerë mendojnë se po humbet cilësia profesionale e aktrimit. Megjithatë, publiku duket krejt i magjepsur nga fenomeni i ri./ K.M
