U bënë vite që jeni bashkë, por tashmë keni vendosur të bëni atë hapin e madh? Ky muaj është periudha ideale e vitit për të bërë propozimin tuaj të jetës. Por që ky moment të mos jetë i zakontë, por unik dhe i papritur, bëni gati unazën, sepse ne kemi të gjitha idetë për të befasuar partneren tuaj. Ju mund të zgjidhni vendin e duhur duke njohur karakterin e partneres tuaj dhe secili i përshtatet asaj më shumë.

Prenotoni një suitë
Shtëpia juaj tani nuk është më strofka e dashurisë, ndaj nëse doni ta befasoni, sidomos nëse ajo e preferon luksin, prenotoni suitën e një hoteli, me një verandë madhështore ose ballkon, për të bërë propozimin. Trëndafilat e kuq, qirinjtë aromatik dhe një ndriçim i ngrohtë do të jenë sfondi ideal për të thënë të dua. Pas propozimit mund të kaloni më shumë kohë në verandën ose ballkonin e hotelit për të finalizuar dashurinë.

Nëse rutina e qytetit ju ka lodhur, merrni me qira një shtëpie ose një kabinë të vogël prej druri në fshat. Stili rustik ka një efekt unik dhe do ta bëjë propozimin tuaj. Mund të shijoni panoramën nën shoqërinë e IQOS ILUMA, një pajisje e cila e ngroh duhanin pa e djegur atë, nuk ka aroma të pakëndshme, as hi dhe as tym, ndërsa mund të ndalni e rifilloni këtë eksperiencë përmes modalitetit Pause Mode.

Piknik Dimëror
Propozojini asaj një udhëtim në mal. Në këtë periudhë të vitit, vendet me borë janë ideale, sidomos nëse ju jeni një çift që pëlqeni aventurën dhe adrenalinën. Një vend i izoluar në një park apo në një pyll, do të jenë kartolina ideale që t’i merrni asaj një ‘Po”. Bëni gati shportën e ushqimeve, një batanije të ngrohtë dhe pasi të keni ngritur dollinë e parë, mund t’i thuash: a do të bëhesh gruaja ime?

Një kurs vallëzimi
Nëse ajo e pëlqen vallëzimin, pse jo, mund t’i propozojini të filloni një kurs ku të mësoni jo vetëm hapat e këcimit, por edhe ato që do të hidhni në jetë. Përveçse është një aktivitet shumë argëtues, ky kurs mund të kthehet në një moment tejet special dhe ju mund të vendosni ti propozoni përmes një kërcimi romantik. Të dy në krahët e njëri – tjetrit, nga ky moment jeta juaj do të fillojë si një çift.

Në kinema
Kinematë janë gjithmonë të mbushura plot me njerëz, por ju mund të zgjidhni një orar me më pak njerëz. Para të gjithash, zgjidhni një titull filmi romantik për të plotësuar gjithë atmosferën e këtij momenti të madh në jetën tuaj. Teksa shijoni kokoshkat dhe skenat e filmit, ju mund të zgjidhni çastin e duhur për t’u ulur në gjunjë dhe për ti thënë asaj frazën e madhe./mxh

