Këtë të hënë janë publikuar ato që besohet të jenë pamjet e para nënujore të një peshkaqeni të bardhë të madh në Detin Mesdhe.
Peshkaqeni është kapur nga zhytësit gjatë një misioni për heqjen e rrjetave fantazmë të organizuar nga Fondacioni Healthy Seas.
Peshkaqeni i madh i bardhë filmohet për herë të parë
Kapja ndodhi ndërsa një ekip zhytësish teknikë nga Ghost Diving, në koordinim me Healthy Seas dhe Shoqërinë për Dokumentimin e Vendeve Nënujore (SDSS), po punonin për të hequr rrjetat e braktisura të peshkimit nga një anije e mbytur në det të hapur në Ngushticën e Siçilisë.
Peshkaqeni i madh i bardhë filmohet për herë të parë
Pamjet dhe fotografitë e peshkaqenit të bardhë të madh u kapën nën ujë nga vullnetari i Ghost Diving, Derk Remmers dhe u publikuan për të shënuar Ditën Botërore të Oqeaneve më 8 qershor./ kb
