Rusia ka deklaruar se rifillimi i negociatave trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të sjellë kufizime në operacionet ushtarake, ndërsa luftimet mes dy vendeve vazhdojnë, sipas “Reuters”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ushtria ruse vijon sulmet masive ndaj objektivave të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës, duke pretenduar se edhe pala ukrainase vazhdon operacionet e saj ushtarake.
Deklarata vjen pas njoftimit se negociatat e reja mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së janë planifikuar të zhvillohen në Abu Dabi, në gjysmën e parë të nëntorit.
Kremlini ka bërë të ditur se bisedimet do të zhvillohen në formatin tripalësh dhe do të përqendrohen te çështjet e sigurisë pas përfundimit të luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mbështetjen për rifillimin e negociatave, duke theksuar se synimi është përfundimi i luftës dhe përgatitja e një takimi mes udhëheqësve të vendeve përkatëse.
Bisedimet e mëparshme të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, nuk arritën të sillnin një marrëveshje për përfundimin e konfliktit, ndërsa çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën mbeten pengesa kryesore./MXH
