Njëri prej protestuesve të liruar nga gjykata sot në Tiranë ishte dhe Niko Qarkaj, historia e të cilit ngjalli shumë irritim te protestuesit dhe qytetarët.
Qarkaj dyshohet se pas arrestimit protestën e së enjtes para parlamentit, u dhunua nga policia në komisariat ndërkohë që pësoi edhe kriza epilepsie.
Pësoi kriza epilepsie, protestuesi Niko Qarkaj del nga Komisariati dhe
Sakaq, edhe sot ai pësoi krizë epilepsie gjatë seancës gjyqësore ku u lirua për mungesë provash.
Pas daljes nga komisariati ku e prisnin shumë qytetarë ai hipi në kangjellat e derës së jashtme dhe nxori një kokërr vezë nga xhepi duke thënë: Kjo ishte arma ime, teksa vezën e hodhi brenda oborrit të komisariatit nr.3./mxh
