Ndeshja e Kampionatit Botëror midis Francës dhe Paraguajit në Filadelfia u karakterizua nga tensione të forta në fushë dhe deklarata të ashpra pas përfundimit të saj.
Sulmuesi francez Kylian Mbappe kritikoi hapur lojën e rëndë të kundërshtarëve, duke theksuar se skuadra e tij iu përshtat stilit fizik dhe agresiv të aplikuar nga Paraguaji.
Pas vërshëllimës finale, Mbappr refuzoi t’i jepte dorën portierit Orlando Gill, veprim i cili solli reagimin e këtij të fundit duke e goditur sulmuesin me top në shpinë.
Gjatë lojës u regjistruan edhe incidente të tjera, ku mbrojtësi Velazquez tentoi të dëmtonte pikën e penalltisë përpara ekzekutimit të Francës, ndërsa Galarza goditi Mbappe në fytyrë pa u ndëshkuar. Mesfushori Rayan Cherki shprehu pakënaqësi për faktin se Franca mori tre kartonë të verdhë, ndërsa Paraguaji asnjë, pavarësisht ndërhyrjeve të ashpra nën drejtimin e arbitrit Ilgiz Tantashev.
Edhe trajneri Didier Deschamps u shpreh kritik në konferencën për shtyp, duke dënuar fyerjet e vazhdueshme që erdhën nga pankina e skuadrës amerikano-jugore.
Pas këtij suksesi të tensionuar, kombëtarja e Francës siguron kalimin në fazën çerekfinale, ku do të përballet me përfaqësuesen e Marokut./mxh
