Presidenti iranian Masud Pezeshkian pranon për herë të parë me shifra konkrete goditjen që sanksionet amerikane dhe lufta kanë shkaktuar mbi ekonomike e Iranit.
Në një deklaratë për shtyp, Pezeshkian tha se eksportet dhe importet e vendit janë tkurrur me 25 deri në 35%, duke theksuar se rënia e eksporteve ka qenë edhe më e madhe.
“Eksportet dhe importet kanë rënë me 25 deri në 35 për qind. Eksportet kanë pësuar një rënie më të madhe, por edhe importet janë ulur. Kuptimi i kësaj është i qartë për ata që e kuptojnë ekonominë. Nuk dua ta shpjegoj më tej. Nuk di çfarë t’u them atyre që pretendojnë se sanksionet nuk kanë asnjë ndikim”, tha Pezeshkian.
TË LIDHURA
Irani kushte për hapjen e Hormuzit! Garda Revolucionare: Ne kemi kontrollin, SHBA-të gënjejnë
Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran
Pezeshkian tha gjithashtu se Irani kishte eksportuar rreth 90 milionë fuçi naftë gjatë një periudhe të shkurtër, kur kufizimet ndaj eksporteve u lehtësuan, por tashmë Teherani nuk është më në gjendje t’i ruajë këto nivele shitjesh.
Ndërsa presioni ekonomik rritet, Uashingtoni ka shtuar sanksionet ndaj Iraniit dhe ka paralajmëruar partnerët e tij tregtarë se mund të përballen me masa dytësore nëse vazhdojnë bashkëpunimin me Teheranin.
Të premten, Shtetet e Bashkuara goditën me sanksione edhe Banque Misr, për aktivitetet e saj me Iranin, ndërsa masa të tjera prekën një subjekt me bazë në Hong Kong dhe një person të lidhur me Bank Melli.
Inflacioni vjetor në Iran ka arritur në 66%, ndërsa ekonomia përballet edhe me pasojat e luftës. Megjithatë, Teherani nuk sinjalizon tërheqje.
Udhëheqja iraniane thotë se do ti rezistojë presionit amerikan, do të vijojë diplomacinë dhe do të ruajë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit./mxh
