Pas moshës 40 vjeç, shumë njerëz fillojnë të kenë vështirësi për të lexuar mesazhet në telefon, librat apo shkrimet me shkronja të vogla. Kjo ndodh sepse me kalimin e viteve syri humbet aftësinë për t’u përqendruar te objektet e afërta. Kjo gjendje quhet presbiopi.
Pikat VIZZ u miratuan në vitin 2025 dhe përdoren një herë në ditë. Ato veprojnë duke ngushtuar bebëzën e syrit, duke ndihmuar që objektet e afërta të duken më të qarta.
Sipas provave klinike, efekti mund të ndihet brenda 30 minutash dhe të zgjasë deri në 10 orë.
Megjithatë, pikat nuk e kurojnë problemin përgjithmonë. Efekti largohet çdo ditë dhe për përdorimin e tyre nevojitet recetë mjekësore.
Gjatë studimeve, rreth 20% e përdoruesve raportuan irritim të syve, 16% shikim më të errët dhe 13% dhimbje koke. Këto efekte ishin kryesisht të lehta dhe kalimtare.
Pavarësisht kësaj, VIZZ përfaqëson një alternativë të re për personat mbi 40 vjeç që kanë vështirësi në leximin nga afër dhe duan të mos përdorin vazhdimisht syzet./ad
