Last Updated on 17/10/2026 by EL
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka shkuar këtë mbrëmje në Spitalin Universitar të Traumës, aty ku po marrin trajtim mjekësor dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues të lënduar gjatë protestave.
“Mirënjohje për të gjitha ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që gjatë këtyre pesë ditëve kanë qenë pa ndërprerje në krye të detyrës, duke ofruar kujdes dhe ndihmë mjekësore për çdo të lënduar, pa asnjë dallim. Shëndeti dhe jeta e çdo qytetari janë mbi gjithçka!”, është shprehur Spahiu./ET
