Last Updated on 03/09/2026 by EL
Një person është plagosur me armë zjarri në Korçë. I plagosuri, është identifikuar si shtetasi me inicialet Dh. Sh. Mësohet se ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim.
Forcat e policisë vijojnë punën për kapjen e autorit, ndërsa po hetohen rrethanat dhe motivet e ngjarjes./et
