Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se e ka refuzuar propozimin e Iranit për një plan 7-ditor për t’i dhënë fund luftës, rihapur ngushticën e Hormuzit dhe rifilluar bisedimet për programin bërthamor.
Më herët, ushtria iraniane paralajmëroi se të gjitha qendrat e dislokimit dhe interesat amerikane në Lindjen e Mesme do të jenë objektiv sulmi nëse Uashingtoni “bën një gabim” ndaj Iranit, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat kryesore të përplasjes./et
