Fëmijët që kanë telefon që në moshën 12-vjeçare mund të kenë më shumë gjasa të shfaqin simptoma të çrregullimeve e të ngrënit, krahasuar me bashkëmoshatarët që nuk kanë telefon personal.
Ky është përfundimi i një studimi i cili analizoi të dhënat e afro 9 mijë adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas studiuesve, rreth 70% e 12-vjeçarëve kishin telefonin e tyre. Nga këta, 24% raportuan të paktën një simptomë të çrregullimit e të ngrënit në moshën 14-vjeçare. Në grupin e fëmijëve që nuk kishin smartphone në moshën 12-vjeçare, kjo shifër ishte më pak se 16%.
Studiuesit theksojnë se një nga faktorët mund të jetë ekspozimi ndaj përmbajtjeve në rrjetet sociale që përqendrohen te pamja fizike, pesha dhe standardet e trupit.
Fëmijët që kishin smartphone në moshën 12-vjeçare rezultuan gjithashtu dy herë më të prirur ta lidhnin vlerën e tyre personale me peshën dhe 1.5 herë më të prirur të kishin provuar ta kontrollonin atë përmes dietave ose ushtrimeve të tepërta.
Ekspertët këshillojnë prindërit të vendosin kufizime për përdorimin e telefonit, të monitorojnë aplikacionet dhe të flasin hapur me fëmijët për përmbajtjet që shohin online./et
