Last Updated on 19/06/2025 by adminfjala
Një punonjës i Policisë bashkiake të Beratit dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt i cili agravoi deri në përdorimin e dhunës.
Sherri është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Beratit, në afërsi të ish-pallatit të Kulturës, ku qytetari ka goditur me grushte punonjësin e Policisë.
Në videon e publikuar nga JOQ shihet teksa dy qytetarët po përleshen fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që një tjetër i ri përpiqet që t’i ndajë.
Sipas dëshmitarëve, ai që ka nisur sherrin ka qenë pikërisht i riu dhe efektivi nuk kishte faj.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia dhe nuk dihet ende se për çfarë motive ka ndodhur kjo përleshje./E.T