Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv, mes avokatit Idajet Beqiri dhe aktivistit të protestës, Xhemalaj, lidhur me protestën që ka hyrë në ditën e 102-të.
Beqiri ka akuzuar se protestuesit janë të paguar nga Sali Berisha dhe se shumica e tyre nuk janë as nga Tirana, ndërsa Xhemalaj e ka kundërshtuar duke thënë se jeton në Tiranë që prej vitit 1996.
“Juve ju paguan Sali Berisha. Jeni turni i dytë ju. Mbi 90% e protestuesve janë korba e sorra. 10% janë të saktë aty. Tirana ka një milionë banorë, aty 200 veta jeni ju dhe shumica nuk janë nga Tirana”, tha Beqiri.
“Jo e ke gabim”, u përgjigj ai.
Më tej Beqiri vazhdoi me akuza: Po ti s’je nga Tirana. Ti je nga Patosi andej, me gjithë mua. Je nga Mallakastra e Butë.
“Jo, jo e ke gabim, unë kam që në 1996-ën në Tiranë. O avokat, po sa fiq e rrush paskeni patur o vlla. Ha fiq njëri, ha rrush tjetri, është turp”, ia ktheu Xhemalaj.
Beqiri tha se protesta është degraduar me thirrjet “Rama në burg”:
“E degraduat komplet protestën. Sepse ato kërkesa që keni juve, nuk realizohen duke thënë ‘Rama n’burg. Në burg të çojnë organet kompetente”.
Xhemalaj: E pe ti që e rrethuam Edi Ramën ne në Kryeministri?
Beqiri e cilësoi aktin “shpellar”: Po pse e quan veprim europian këtë ti? Ky është akt shpellar”
“Macronin e qëlluan me pëllëmbë në Francë”, u shpreh Xhemalaj./ad
