Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi për përplasjen e protestuesve me një shofer gjatë bllokimit të rrugëve në Tiranë, duke i quajtur ata “sorra”. Sipas tij, qytetari është bashkatdhetar nga diaspora, i ardhur me pushime në Shqipëri.
“Po çfarë kusuri ka ky qytetar (qenka dhe bashkëtadhetar nga diaspora, ardhur me pushime në Shqipëri) t’i zenë rrugën sorrat?!”, shkruan Balla./k.m
