Nebahat Çehre, aktorja e njohur në rolin e nënës sulltaneshë në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, i transmetuar edhe në Tv Klan, ka bërë disa deklarata që kanë nxitur reagime.
Gjatë një bisede me gazetarët, ajo tha: “Nuk më pëlqejnë njerëzit që shëtisin nëpër qytet me pantallona të shkurtra.”
82-vjeçarja tha se pantallonat që mbante veshur i kishte blerë 20 vjet më parë.
“Gjërat që blej zgjasin. Blej veshje cilësore dhe nuk i ndryshoj shumë. Do ta vesh këtë edhe për 20 vjet. Kam pulovra prej 15 vjetësh. Më pëlqen të blej gjëra rezistente.”
Më tej, ajo foli edhe për aktorët që kryejnë ndërhyrje kozmetike.
“Nuk kam bërë ndërhyrje plastike. Tiparet e mia janë të rrudhosura. Më kanë thënë se mund t’i heq me mbushës. Nuk dua ta prek lëkurën ose fytyrën. Po jetoj moshën time. Ka aktorë që do të doja mos ta bënin, por nuk kam të drejtë ta them. Kushdo jeton siç dëshiron”, përmbylli ajo./K.M
