Dakota Johnson dhe Machine Gun Kelly kanë rikthyer në qendër të vëmendjes thashethemet për një lidhje të mundshme. Aktorja dhe reperi u fotografuan së bashku në New York, ndërsa ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është fakti se të dy u panë duke hyrë në apartamentin e Taylor Swift në Tribeca.
Sipas raportimeve të TMZ, Dakota dhe MGK mbërritën me një makinë të zezë dhe u fotografuan teksa hynin në ndërtesë. Aktorja ishte veshur tërësisht me të zeza, ndërsa reperi tërhoqi vëmendjen me një xhaketë me një skelet të madh në pjesën e pasme.
Deri tani, as Dakota Johnson dhe as Machine Gun Kelly nuk kanë konfirmuar apo mohuar nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi. Megjithatë, dalja e tyre së bashku ka mjaftuar për të ndezur menjëherë spekulimet për një romancë të re.
Dyshohet se të dy janë njohur në fillim të këtij viti, gjatë dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce. Prej asaj kohe, emrat e tyre duket se janë afruar më shumë në vëmendjen e fansave, sidomos tani që të dy kanë lënë pas marrëdhënie të rëndësishme.
Dakota Johnson është beqare prej pak kohësh pas ndarjes nga këngëtari Role Model, emri i vërtetë i të cilit është Tucker Pillsbury. Dyshja u lidh për herë të parë në fund të vitit 2025 dhe gjatë këtij viti u shfaqën disa herë bashkë, përfshirë edhe në takime romantike. Në gusht nisën të qarkullonin raportime se ata i kishin dhënë fund lidhjes në mënyrë diskrete.
Para Role Model, Dakota kishte një lidhje gati tetëvjeçare me Chris Martin, frontman-in e Coldplay. Dyshja nisi romancën në vitin 2017 dhe, pas disa ndarjeve e ribashkimeve, i dha fund përfundimisht marrëdhënies në vitin 2025.
Edhe për Machine Gun Kelly kjo periudhë vjen pas një historie sentimentale shumë të komentuar. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, pati një marrëdhënie të gjatë dhe të trazuar me Megan Fox. Ata u njohën në vitin 2020 gjatë xhirimeve të filmit Midnight in the Switchgrass dhe u fejuan në vitin 2022.
Pas disa ulje-ngritjeve dhe një ndarjeje shumë të komentuar, Megan Fox dhe MGK u ndanë ndërsa aktorja ishte shtatzënë. Në mars të vitit 2025 ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Saga.
Edhe pse lidhja romantike mes tyre ka përfunduar, dyshja vazhdon të jetë në kontakt për shkak të vajzës. Një burim i cituar nga People deklaroi më herët këtë vit se marrëdhënia e tyre tashmë lidhet kryesisht me bashkëprindërimin./mxh
