Last Updated on 03/06/2026 by Anisa
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është i vetmi nga radhët e demokratëve që ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj protestave të fundit në Tiranë kundër investimeve në zonën e Zvërnecit.
Në një postim në “Facebook”, Spaho publikoi një fotografi të një protestuesi me një pankartë me mbishkrime fyese, duke e shoqëruar me komente kritike ndaj organizatorëve të protestës.
“Ky trushkulur nuk di që dy investitorët kryesorë në Zvërnec janë vëllezërit myslimanë nga Katari Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat”, shkruan Spaho, duke vijuar me akuza për manipulim të protestave nga interesa të jashtme.
“Në krye të protestës janë po ata sharlatanë të cilët në vitin 2019 u ulërinin studio më studio televizive që të digjeshin mandatet e deputetëve të opozitës”, shkruan Spaho.
Sipas tij, vendi po dëmtohet nga përçarjet e brendshme dhe ndikimet e huaja, ndërsa thekson se Shqipëria po bie pre e manipulimeve politike dhe ekonomike.
Postimi i plotë:
Shiheni kete foto.
Ky trushkulur nuk di qe dy investitoret kryesore ne Zvernec jane vellezerit myslimane nga Katari Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat
Me pas eshte e bija e Donald Trump, amerikane me rrenje te hereshme nga Gjermania.
Kujt i sherbejne keto monstra kokethara, qe i perdorin si mish per top, qe asnjehere nuk kane menduar per interesat e vendit te tyre, por jane perdorur nga te huajt.
Nje here, nje grek ne nje mbledhje nderkombetare, pa ditur qe aty ishte edhe nje shqiptar u shpreh:
Ne grekerve, serbeve, maqedonasve nuk na vjen asgje e keqe nga shqiptaret. Leri se ata hane koken njeri me tjetrin, sepse jane te keqinjte e vehtes.
Shqiptaret po ja fusin vehtes dhe vendit te tyre me nxitje nga jashte per interesa ekonomike te vendeve fqinje.
Ne krye te protestes jane po ata sharlatane te cilet ne vitin 2019 ulerinin studio me studio televizive qe te digjeshin mandatet e deputeteve te opozites.
Sipas mendjes se te marreve, mandatet u dogjen dhe nga 2019 e deri me sot vendi eshte pa opozite.
Kjo po ngjet ne Tirane.
Ne vendin e Shqiponjes me dy koka ku njera koke godet dhe ha koken e tjetres.
Ec perpara shqipe! O sa mir me qene idiot!/a/d
