Last Updated on 27/07/2025 by adminfjala
Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani i pezulluar) dhe mikut të tij, Leart Bimo, ka reaguar së fundmi ku dhe ka vënë në dukje cilësitë e mira të së riut.
Vali Veshaj shkruan se 18-vjeçari është një nxënës i shkëlqyer, me të gjitha notat 10-ta dhe se po punon për të siguruar shpenzimet e maturës.
Ajo u bën apel institucioneve shtetërore që të marrin masat e menjëhershme dhe të dënojnë agresorët.
“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa, pasi kjo është rinia, e cila nuk e gjen veten askund.”, shkruan mësuesja e Aron Balajt. m.p.