Last Updated on 10/09/2026 by EL
Në kuadër të aksionit të Policisë së Shtetit për kontrollet e automjeteve luksoze, Policia e Lezhës ka bllokuar një “Rolls-Royce”. Makina luksoze që po qarkullonte në rrugët e Lezhës arrin në vlerën deri 200 mijë paund.
Policia bllokoi makinën luksoze pasi verifikoi origjinën, historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit, mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti. Në momentin që u ndalua nga policia, automjeti nuk drejtohej nga poseduesi real, por nga një person tjetër.
Bllokimi i makinës u bë për shkak të mungesës së dokumentacionit, ndërsa ka nisur hetimi pasuror për pronarin e automjetit, banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga dyshimet e krijuara për mundësinë financiare të drejtuesit materialet kaluan në prokurori për verifikim financiar dhe nëse justifikojnë pasurinë në rastin konkret automjetin luksoz./et
