Last Updated on 17/06/2026 by Monika
Portugalia ka zhgënjyer totalisht në nisje të Botërorit. Republika Demokratike e Kongos e nisi rikthimin në Kupën e Botës pas 52 vitesh me një barazim 1-1 ndaj luzitanëve në Grupin K.
Portugalia kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Joao Neves, i cili realizoi me kokë pas asistit të Pedro Neto. Afrikanët reaguan menjëherë dhe krijuan raste me Yoane Wissa dhe Cedric Bakambu.
Përpjekjet e tyre u shpërblyen në fundin e pjesës së parë, kur Wissa shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke realizuar golin e parë historik të vendit të tij në një Kupë Bote.
Në pjesën e dytë, Portugalia tentoi të rikthente avantazhin, por goli i Joao Cancelos u anulua për pozicion jashtë loje.
Cristiano Ronaldo pati një mundësi të mirë shënimi, por nuk arriti të finalizonte. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, rezultat që i jep një pikë të rëndësishme Republikës Demokratike të Kongos në nisjen e turneut./mxh
