Michael Olise ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 3-1 të Francës ndaj Senegalit në ndeshjen e Kupës së Botës.
Sulmuesi 24-vjeçar i Bayern Munich dha asistin vendimtar në minutën e 66-të për Kylian Mbappe, në aksionin që zhbllokoi sfidën. Me paraqitjen e tij, Olise konfirmoi rëndësinë që ka fituar në skuadrën e Didier Deschamps gjatë viteve të fundit.
I lindur në Londër në vitin 2001, ai ka origjinë nigeriane nga babai dhe franko-algjeriane nga nëna. Vetëm pak sezone më parë ai aktivizohej te Crystal Palace, ndërsa sot është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munich dhe kombëtares franceze.
Kreativiteti, vizioni dhe cilësia në pasimin final janë elementët që e dallojnë në lojën e tij. Ndeshja ndaj Senegalit ishte një tjetër konfirmim i rolit të tij në projektin e Francës për të ardhmen./mxh
