Pr.buxheti i vitit 2027 dërgohet në Kuvend, do të jetë 976 mld lekë, të ardhura 907 mld lekë.
Buxheti për vitin që vjen është planifikuar 69,2 mld lekë më i lartë se aktualisht. Të ardhurat do të arrijnë 907.8 mld lekë me rritje prej 64,7 miliardë lekë.
Borxhi publik është parashikuar në rritje për shkak edhe të marrjes së eurobondit, dhe në vitin2027 vlera e tij pritet të arrijë 1.5 trilionë lekë.
Në vitin 2027, investimet publike parashikohen në rreth 201.5 miliardë lekë ose 6.9% të PBB-së, duke përfshirë rreth 14.1 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes./k.m
