Last Updated on 06/06/2026 by EL
Familja e të riut Eglant Koçi ka ngritur alarmin në Policinë e Tiranës, pasi prej dy ditësh ka humbur çdo kontakt me të.
35-vjeçari ka qenë në Tiranë, por në mënyrë të papritur ka shkëputur kontaktet me familjen dhe shoqërinë.
Policia e Tiranës është vënë në alarm dhe po punon për lokalizimin e tij, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.
Familja pohon se i riu nuk ka pasur konflikte, duke zbehur pistën e rrëmbimit./et
