Last Updated on 02/12/2024 by adminfjala
Të dielën vonë në mbrëmje me orën lokale, presidenti amerikan Joe Biden, ka lëshuar një deklaratë faljeje për djalin e tij Hunter Biden.
Djali i Biden mund të dënohej me burg për akuzat në lidhje me posedimin e armëve dhe mashtrimin tatimor.
Joe Biden kishte përjashtuar më parë mundësinë e faljes së djalit të tij, por në një deklaratë tha se Hunter ishte persekutuar në mënyrë selektive dhe të padrejtë.
Duke reaguar ndaj lajmit, Hunter Biden dha një deklaratë ku thoshte se ai “kishte pranuar dhe marrë përgjegjësinë për gabimet e tij gjatë ditëve më të errëta të varësisë së tij ” dhe se ai nuk do ta merrte mëshirën si të mirëqenë.
Është e zakonshme që presidentët të lëshojnë një sërë faljesh në muajt e fundit të presidencës së tyre, megjithatë republikanët kanë reaguar veçanërisht negativisht ndaj kësaj, duke e quajtur Bidenin “gënjeshtar” dhe “të korruptuar”.
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump e ka quajtur faljen një “shpërdorim dhe dështim të drejtësisë”./K.B