Në Lega Serie A u zhvillua një mbledhje, për menaxhimin e ardhshëm të futbollit italian, ndërsa po kërkohet pasardhësi i Gabriele Gravina-s në krye të FIGC.
Edhe pse klubet e elitës kanë një peshë votuese prej vetëm 12% në asamble, qëndrimi i tyre shërben si një busull politike për zgjedhjet e 22 qershorit.
Aktualisht, Giovanni Malago duket se ka mbështetjen pothuajse absolute të kampionatit. Nga 20 klubet pjesëmarrëse, 18 prej tyre janë rreshtuar pro kandidaturës së tij, duke krijuar një front të bashkuar.
Zërat e vetëm kundër këtij drejtimi janë Lazio dhe Verona, të cilat mbeten në opozitë ndaj figurës së Malagos.
Ky unitet i shumicës së klubeve mund të ushtrojë një presion të konsiderueshëm mbi delegatët e tjerë përpara votimit final./mxh
