Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha sot se mori një mesazh nga Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei.
“Rusia do të bëjë gjithçka për interesin e vendeve në rajon për të sjellë paqen sa më shpejt të jetë e mundur. Moska do të vazhdojë të mbajë një marrëdhënie ‘strategjike’ me Iranin”,-tha Putin, siç citohet nga agjencia e lajmeve RIA.
Po ashtu, Putin deklaroi se i uron Khameneit gjithë të mirat.
Deklarata e presidentit rus u bë pasditen e kësaj të hënë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi./mxh
