Last Updated on 03/03/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Primaret e Berishës, rezultuan zhgënjim i madh. Ata qëmeritonin të votoheshin, morën vota qesharake. Ata qëdikur e kishin “tradhëtuar” dhe talleshin me Berishënnga ballkoni ku ai mbante fjalimet e tij “historike”,rezultojnë më të votuarit. Situata brënda bazës sëPartisë Demokratike, duket shpërthyese. Në disa degëkryesore, si Fieri, Durrësi, Elbasani, Vlora, Korça, apo dhe Shkodra, primaret ishin mënyra më e keqe dhetallëse, për qëndrestarët. Ata që prisnin të votoheshin, nuk u besonin syve dhe veshëve, tek shihnin se kishinmarrë nga 30, 40 apo 50 vota gjithsej, ndërkohë qëishin votuar me “shumicë votash” ata që nuk folën 1 herë të vetme për hallet dhe problemet e qytetareve në4 vjet në Parlament . Primaret e Berishës, ishni njëproces i sforcuar, i stisur, i menaxhuar nga shpura e Doktorit, e ndarë në rrethe qysh 1 ditë më parë. Në Fierkishte përplasje mes dy grupimeve, atij të Gaz Bardhitdhe Luan Baçit. Në Durrës Floriana Garo pothuajsenuk u votua fare, duke marrë vetëm 32 vota. Po ashtuedhe në qytete të tjera, primaret e Berishës, rezultuanse ishin procesi më i dështuar dhe më i manipuluar. Asgjë nuk ndryshoi, asgjë nuk shënoi procesiprimareve, “1 anëtar 1 votë” në PD. Në Korçë, Edmond Spaho pothuajse nuk u votua fare, po ashtuedhe emra të tjerë të grupimit parlamentar, që morënpjesë në primare. I ndikuar nga zëra brënda PD-së, SaliBerisha nxitoi dhe organizoi brënda një kohe rekordprocesin e primareve, duke e ditur se, me votat e bazëssë cunguar kësaj here do të “skartonte” ata që kishtefuture në “rrethin e kuq” 1 vit më parë. Situate tekPartia Demokratike pas primareve, duket shpërthyese. Ata që morën pjesë, për herë të parë në primare, dolëntë zhgënjyer, dhe as kanë ndërmend të vazhdojnëafrimitetin e tyre tek ajo parti. Realisht PD-ja, pritet tëmarrë deri 30 për qind të votave në 11 Maj, që është lista e saj e mbyllur në të gjithë Shqipërinë. Primaret, ishin veçsetallja e rradhës e Berishës me ata që pretenduan se “do tëjemi kandidatë e rinj”. Gjithë ata që vunë emrin në listën e primareve, ndoshta Berisha do ti përdorë për gjëra të tjeranë të ardhmen, por jo për t’u bërë deputetë në 11 Maj. Njëgjë është e qartë. Pas primareve, dhe zhgënjimit që pësuanshumica e atyre që i besuan ato,situata në bazën e PD, pritettë ndryshojë dhe precipitojë negativisht në disfavorin e Berishës./kb