Last Updated on 14/07/2025 by adminfjala
Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve të Thethit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtij terrori.
Në konferencën e fillim javës nga selia blu, Berisha tha se lidhur me akisionin e IKMT-së, banorët duhet të dëmshpërblehen për të gjitha ndërtesat e prishura, duke shtuar se sjellja e Ramës ndaj banorëve, është e njëjtë me ato të malazezëve, turqve, serbëve dhe Mehmet Shehut.
‘Kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët./kb