Ish-mesfushori i Chelseat, Oscar, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli për shkak të një problemi mjekësor të identifikuar muajin e kaluar.
34-vjeçari u rrëzua gjatë një seance stërvitore me Sao Paulon, dhe më pas iu diagnostikua një problem kardiak i quajtur sinkopa vazovagale.
Kjo është një humbje e përkohshme e vetëdijes e shkaktuar nga një rënie e presionit të gjakut dhe e rrahjeve të zemrës. Me fjalë të tjera, të fikët.
Kjo gjendje nuk konsiderohet kërcënuese për jetën kur menaxhohet siç duhet, por mund të përbëjë pengesë për një karrierë futbolli.
Oscar tashmë e ka njoftuar klubin e tij për vendimin, në mënyrë që ata të mund të planifikojnë sezonin e ardhshëm pa të. M.P.
