Një profeci e njohur nga parashikuesja bullgare e së ardhmes, Baba Vanga, thekson se Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë në vitin 2026 dhe është e lidhur me tensionet dhe konfliktet globale.
Konflikti me sulmet në Iran nga SHBA dhe Izraeli po shihet gjerësisht si lufta që ajo parashikoi, duke i bërë miliona njerëz në mbarë botën të besojnë se edhe një herë Baba Vanga bëri një parashikim të saktë.
Disa interpretues të këtyre profecive thonë se ajo ka parashikuar edhe kontaktin e parë me jashtëtokësorë në nëntor 2026, por këto detaje nuk vijnë nga tekstet origjinale historike të saj, por nga interpretime dhe artikuj sensacionalistë në media.
Parashikimet nuk janë të dokumentuara në kohë reale nga vetë Baba Vanga, por duke qenë se një pjesë e madhe e të dhënave përkojnë me rastin, bota beson se profecia për sulmet në Iran është e vërtetë./mxh
