Last Updated on 20/02/2026 by Anisa
Geoffrey Nice, një nga prokurorët kryesorë që dikur ndoqi ish-presidentin e Jugosllavisë, ka vlerësuar se një dënim i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë do të ishte një barrë jashtëzakonisht e rëndë për Kosovën.
“Do të ishte një barrë për një shtet që do të duhej të jetonte me një dënim të tillë,” tha ai në një intervistë për Kanal 10, duke theksuar se Kosova, si një shtet ende në faza të hershme zhvillimi, do të kishte shumë vështirësi për ta përballuar këtë.
Duke komentuar kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënime nga 45 vjet burg për secilin të akuzuar, Nice e quajti këtë kërkesë të çuditshme dhe befasuese.
“Më duket një kërkesë goxha e çuditshme, duke marrë parasysh dënimet e shqiptuara për krime edhe më serioze. Do të thoja se është befasuese,” shtoi ai.
Të mërkurën u dëgjuan fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ngulën këmbë se janë të pafajshëm dhe cilësuan akuzat e Zyrës së Prokurorisë Speciale si të pabazuara dhe të padrejta.
