Ditën e sotme është promovuar libri i kryeministrit Edi Rama me titull “Në Sofrën e Hënës”. Gjatë fjalës së tij në promovim, Rama u shpreh se një shtysë për shkrimin e librit ishin miqtë e tij myslimanë.
Ndër të tjera, ai ndau dhe arsyet se përse zgjodhi ta mos e bënte prezantimin e librit në panairin e librit, ndonëse ishte gati që atëherë.
Rama bëri gjithashtu me dije se parathënia e librit është shkruar nga ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
“Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që ti mblidhja këto fjalë në këtë libër. Sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Nuk doja që librin ta nxirrnim në panair se nuk doja të shkaktonte një tërheqje të pamerituar për ata që panarin e kanë shumë të rëndësishëm.
Për mua fjalëgdhendësi i fundit i mbetur në bulevardin e Tiranës është këtu me ne, Aurel Plasari. Dëshmi që sofra e iftarit na bën bashkë përtej asaj që na ndan në bulevard. Jam mirënjohës eksperiencës së këtyre iftareve që më ka pasuruar dhe nxitur që të hy më thellë në qasjen, në fjalën, në kulturën e islamit. Besoj që përtej bashkëjetesës fetare qëndron një thesar kulturash që vijnë nga feja këtu tek ne dhe meritojnë admirimin e repsketin tonë.
Mund të ndihmohen njerëzit që ta shohin fenë përtej paragjykimeve dhe steriotipeve sidomos kur flitet për islamin. Po punojmë për ngritjen e një muzeu islam. Do të ngrihet te ish-sarajet e Toptanëve pranë Kalasë së Tiranës, ngjitur me parlamentin. Parathënien e librit e ka shkruar ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan”, tha Rama./mxh
