Last Updated on 26/02/2026 by Anisa
Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët dhe thuaje është djegur plotësisht në lagjen nr.1 në Pogradec.
Bëhet me dije se makina është në pronësi të Erion Maxharit, një person me precedentë penalë. Maxhari është një person i njohur për autoritetet e vendit tonë, pasi ditën e zgjedhje të 11 majit 2025, u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët dhe u arrestua nga policia.
Dyshohet se djegia e automjetit ka qenë e qëllimshme dhe se policia po mbikëqyrin kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen.
Megjithatë ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i zjarrit që shkrumboi makinën luksoze.
