Last Updated on 26/02/2026 by Anisa
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, dhe biznesmeni më i pasur shqiptar, Samir Mane, shfaqen në një video ku diskutojnë mundësinë që Mane të investojë dhe të blejë një klub futbolli në Shqipëri.
A është kjo thjesht një bisedë, apo po përgatitet një lëvizje e madhe në futbollin shqiptar?
”Sot, me Armando Dukën, një mik prej kohësh, në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke diskutuar nëse futbolli është projekt pasioni apo vendim investimi⚽️”, shkruan Mane përbri videos.
