Last Updated on 08/08/2025 by adminfjala
Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga vajzat e huaja që vijnë në vendin tonë për të punuar në sektorin e turizmit, por kthehen në punonjëse seksi.
“Shoqata e pacientëve me HIV AIDS krahas turizmit në rritje (konstaton se) është rritur turizmi seksual, në rrugë shikon plot shtetase të huaja të cilat kontaktohen në network të ndryshme me klientët e tyre”, shprehet Olimbi Hoxha për Top Channel.
Policia e Shtetit prej javësh ka nisur operacionet për goditjen e kësaj veprimtarie të palejuar, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga vajza të huaja që ushtrojnë prostitucion në Shqipëri kundrejt pagesës.
Nga sa është konstatuar, këto shtetase të huaja përveç rasteve kur e drejtojnë vetë këtë veprimtari, shfrytëzohen edhe nga pronarët e hoteleve ku punojnë për të ushtruar prostitucion.
“Punësohen në shërbim si pastruese lavanderie, por pas përfundimit të punës ofrojnë shërbime seksuale në të njëjtin hotel. Ne jemi vendi i parë në rajon për infektimet me HIV. Ne nuk kemi një strategji për turizmin seksual”, ka përfunduar Olimbi Hoxha. m.p.
