Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar, tha se Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë përpjekje për të marrë drejtimin apo për të përccarë protestën e ashtuquajtur “Revolucioni i Flamingove”.
Berisha u shpreh se ajo protestë u kap nga kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Sipas tij ata që kontrollonin mikrofonin në atë protestë, ju jepnin fjalën vetëm atyre personave të cilët thërrisnin sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”.
Kryedemokrati tha se ccdo person që merrte mikrofonin, merrte dhe porosi se ç’do të thoshte.
“Zonja dhe zotërinj deputetë, periudha nga 1 qershori gjer dy javë më parë ishte një periudhë unike në historinë e PD. PD, që lindi në protestë, është parti që ka lindur në protestë, është parti e cila në qoftë se do kishte një mbiemër të dytë, një emër të dytë, do të quhej Partia Demokratike e Protestës së Shqipërisë. PD ishte në protesta periodike kur shpërtheu një protestë qytetare, e them këtu më madhështorja që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj.
Në respekt të karakterit të saj qytetar, PD përcaktoi disa parime qëndrimi ndaj kësaj proteste. E para, asnjë përpjekje për t’i marrë drejtimin apo për ta përçarë. Në fillim pati demokratë që shkuan me megafonë, me qëllimin më të mirë. U hoq megafoni dhe çdo gjë. Pjesëmarrje sa më e madhe në protestë. Për herë të parë në këtë seli janë bërë mbledhje për atë protestë më shumë se kurrë në historinë e saj për pjesëmarrjen në një protestë. Por duhet të them këtu, ajo protestë madhështore, e paparë ndonjëherë në historinë e vendit, u kap në krye të radhës nga dyshja famëzezë Rama-Balluku. Tani duhet t’u them shqiptarëve se kontrolluesit e mikrofonit, horra si ata, u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët merrnin përsipër sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe ishin përjashtim të tjetër që mund ta merrnin. Çdo njeri që paraqitej tek banda e mikrofonit, merrte porosi se ç’do të thoshte. E vërteta është, t’u tregoj dialogun e njërit prej tyre, me përçmim dhe përbuzje u tha: nuk jam për ty unë këtu, se për ty nuk dal unë kurrë. Por unë jam për idealet e mia”, tha Berisha. /k.m
