Last Updated on 14/10/2026 by EL
Nëntë persona janë shoqëruar nga Policia deri më tani gjatë protestës studentore që ka nisur prej orëve të mëngjesit para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë, ndërsa studentët kanë vijuar tubimin dhe kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve.
Ndërkohë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës, duke kërkuar që pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia të hetohen me përparësi.
