Last Updated on 14/10/2026 by EL
Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie.
Nga njoftimi zyrtar thuhet se të gjithë pacientët janë koshient dhe të vetëdijshëm dhe gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë.
Më tej, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga kjo protestë nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën./ET
