Në Iran po vazhdojnë protestat më të mëdha në tre vitet e fundit, të shkaktuara nga rënia e monedhës kombëtare dhe kushtet e vështira ekonomike. Video të publikuara të enjten tregojnë demonstrues që kanë këputur një flamur iranian në veri të vendit, ndërsa protesta po përhapet në gjithë vendin.
Demonstratat nisën muajin e kaluar në Grand Bazaar të Teheranit, ku tregtarët denoncuan rënien e lirës së valutës. Qytetarët po shprehin zemërimin për inflacionin e lartë, pasigurinë ekonomike dhe kufizimet e lirisë politike dhe sociale.
Presidenti iranian paralajmëroi furnitorët vendas që të mos grumbullojnë apo të mos rrisin çmimet e produkteve, ndërsa qeveria po zbaton reforma të rëndësishme të subvencioneve. Reforma synon të favorizojë konsumatorët mbi importuesit, duke hequr kursin preferencial të këmbimit të valutës që iu mundësonte importuesve të blejnë dollarë më lirë se qytetarët e zakonshëm.
Sipas politikës së re, çdo iranian do të marrë rreth 7 dollarë në muaj për të blerë produkte bazë në dyqanet e përzgjedhura. Megjithatë, çmimet e disa produkteve si vaji i gatimit dhe vezët kanë shënuar rritje të konsiderueshme që nga shpallja e reformës./mxh
