Last Updated on 16/10/2026 by EL
Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë për emisionin “Tirana Live”, ka komentuar protestat e dhunshme në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë, duke i cilësuar ato si një lëvizje të tjetërsuar dhe duke ngritur dyshime për organizimin e tyre.
Ai theksoi se aktet e dhunës dhe sulmet ndaj institucioneve e bizneseve nuk kanë lidhje me fillesat e protestës. Minxhozi paralajmëroi se situata rrezikon stabilitetin financiar dhe nënvizoi se vendosja e qetësisë duhet të jetë përparësi.
“Kaosi nuk e pengon integrimin e Shqipërisë në BE. Është një protestë që nuk ka asnjë lidhje me flamengot. Është një protestë që nuk lidhje me fillesat e saj. Është një lëvizje e tjetërsuar që i atribuohet një lufte hibride ndaj qeverisë. Ndodhemi përpara një ngjarjeje që është e ndryshme, jo vetëm në agresivitetin e saj, të financimit, nën mbulesën false, nën petkun e një lëvizje studentore.
Këta duhen quajtur studentë, por nuk janë të tillë “de facto”, kur thyejnë banka, djegin biznese private dhe prishin ministritë. BE ua ka dhënë përgjigjen gjithë shqiptarëve jo vetëm Berishës, ne sapo mbyllëm negociatat me BE.
Ajo që më habit nga kjo protestë është organizmi, dhe sulmi në një mënyrë të papritur pikërisht atje ku policia nuk mundësi që të reagojë. Protesta prish stabilitetin financiar. Ndodhemi në një situatë ku stabiliteti dhe vendosja e qetësisë është primarja”, tha Minxhozi./et
