Banorët e Rrogozhinës kanë protestuar këtë të shtunë kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mundësisë së bashkimit të Bashkisë Rrogozhinë me Bashkinë e Kavajës. Ata kërkojnë që ky vendim të rishikohet.
Me pankarta në duar, qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojë ligjin për ndarjen territoriale dhe të marrë në konsideratë vullnetin e komunitetit.
Sipas protestuesve, Rrogozhina ka historinë, identitetin dhe kapacitetet e nevojshme për të vijuar si njësi administrative më vete. Ata theksojnë se reagimet dhe protestat do të vazhdojnë deri në momentin kur institucionet të japin një përgjigje lidhur me kërkesat e tyre./mxh
