Aktori britanik Russell Brand do të vuajë një dënim prej 10 vitesh e gjashtë muajsh heqje lirie, pasi gjykata e shpalli fajtor për akuza që lidhen me përdhunim dhe sulme seksuale, raporton A2 CNN.
Sipas vendimit të gjykatës, Brand nuk do të ketë mundësi të kërkojë lirimin me kusht pa vuajtur fillimisht të paktën dy të tretat e dënimit. Kjo do të thotë se ai duhet të qëndrojë në burg për minimumi shtatë vite.
Çështja gjyqësore lidhet me ngjarje të pretenduara gjatë viteve 1999–2009, ku të përfshira janë gjashtë gra. Për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tyre, identitetet e viktimave do të mbeten anonime gjatë gjithë jetës.
Por problemet ligjore të aktorit nuk përfundojnë me këtë vendim. Brand po përballet edhe me një tjetër hetim, pas akuzave për përdhunim të ngritura nga dy gra të tjera.
Këto pretendime janë ende nën hetim dhe nuk janë përfshirë në çështjen për të cilën ai u dënua së fundmi./mxh
